Kronikë e zezë

Treni godet një veturë në Prishtinë

Treni godet një veturë në Prishtinë
 

Në mëngjesin e sotëm në Prishtinë ka ardhur te një përpaslje mes një treni dhe një veture. Nga ky aksident ka mbetur i lënduar një person.

Rastin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Aksidenti ka ndodhur në rrugën "Dervish Qollaku" te Zona Industriale.