Kronikë

Plagoset një person në Kaçanik pas përleshjes me një tjetër

Foto: Koha / ilustrim

Një përleshje mes dy personave në Doganaj të Kaçanikut ka çuar në plagosjen e njërit prej tyre.

I plagosuri është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa është dërguar për trajtim të mëtejmë.

Policia po kërkon të dyshuarin i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Rreth orës 16:15 në fshatin Doganaj në Kaçanik ka ndodhur një përleshje mes dy personave ku njëri prej tyre ka përdorur një armë zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ndihma e shpejtë. Personi është dërguar në QMF-në në Kaçanik dhe është jashtë rrezikut për jetë. Policia po ndërmerr veprimet për arrestimin e personit të dyshuar që është larguar nga vendi i ngjarjes”, tha zëdhënësi i Policisë në rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.