Kronikë e zezë

Arrestohen dy shqiptarë në Londër pasi zihen me 20 kilogramë kokainë

Arrestohen dy shqiptarë në Londër pasi zihen me 20 kilogramë kokainë
Foto: TCh
 

Dy shqiptarë janë arrestuar në Londër pasi iu kapën 20 kg kokainë me vlerë shitje në rrugë 1.6 milion stërlina si dhe £25,000 cash.

Droga iu gjet në një apartament në  Rotherhithe në juglindje të Londrës. Top Channel duke iu referuar komunikatës për mediat të NCA raporton se dy shqiptarët e arrestuar ndaj të cilëve janë ngritur akuzat për trafik droge të klasit A, janë Vidiol Murataj, 43 vjeç dhe Fatjon Nakaj, 31 vjeç.