Policia e Kosovës ka njoftuar dje se një person rreth moshës 58 vjeçare është therë me thikë nga një person 22 vjeçar, i cili dyshohet se është djali i tij.
Ndërkohë, në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se i dyshuari ka sulmuar fizikisht babanë e tij duke e goditur me thikë disa herë.
Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor.
Sipas viktimës i dyshuari ka probleme mendore.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.