Kronikë

Policia sekuestron tetë armë ilegale me municion, arreston shtatë persona

Descriptive Text

Stacioni Policor në Deçan, gjatë javës, në katër raste dhe operacione të ndara, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë dhe gjykatën kompetente ka sekuestruar tetë armë të ndryshme ilegale dhe municion përkatës.

Ndërkaq, ka arrestuar shtatë persona lidhur me rastet dhe pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, njoftohet nga Drejtoria e Policisë së rajonit të Pejës.

Policia ka arritur të sekuestrojë:

- Një (1)pistoletë e llojit ‘XDM’ kal 9 mm, dy (2) karikatorë dhe njëzet e dy (22) fishekë të të njëjtit kalibër

- Një (1) pistoletë ‘EKOL’ kalibri 9 mm, dhe tetë (8) fishekë përkatës.

- Një (1) pushkë automatike ‘AK-47’, dhe dy (2) karikatorë

- Tri (3) pushkë gjysmë automatike të llojit ‘SKS’

- Një (1) pistoletë ‘HS’ kalibri 9x19 mm, dy (2) karikatorë dhe njëzet e pesë (25) fishekë përkatës

- Një (1) pistoletë e llojit ‘Sig Sauer’, dhjetë (10) fishekë kal. 9x19mm dhe dy (2) karikatorë.