Kronikë

Theren dy persona në Jabllanicë, dërgohen në QKUK

Descriptive Text

Dy persona janë therur në Jabllanicë të Gjakovës, të mërkurën, pas një përleshjeje me disa të tjerë.

Të dy janë dërguar në QKUK për trajtim, ndërsa rasti po hetohet ende dhe nuk ka të arrestuar.

“ Dy viktimat meshkuj kosovarë kanë raportuar se kanë pasur një mosmarrëveshje me disa persona dhe nga të njëjtit janë goditur me thikë ku dhe kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Viktimat gjenden në QKUK për tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti është duke u hetuar”, njofton PK.