Kronikë e zezë

Ngrihet aktakuzë ndaj një zyrtari në Komunën e Kllokotit, akuzohet për keqpërdorim detyre

Ngrihet aktakuzë ndaj një zyrtari në Komunën e Kllokotit, akuzohet për keqpërdorim detyre
Foto: KOHA
 

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj A.E, këshilltar i kryetarit të komunës së Kllokotit, pasi dyshohet se ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare.

Prokuroria njofton se A.E. në janar të vitit 2018, në fshatin Pozheran të Vitisë kishte tejkaluar kompetencat e tij duke arritur marrëveshje verbale me përfaqësuesin e një operatori për të vendosur inventarë në objektin e ri të komunës.