Kronikë

Një muaj paraburgim burrit që kishte rrahur bashkëshorten në Ferizaj

Një muaj paraburgim i ka caktuar Gjykata Themelore në Ferizaj personit që kishte kanosur dhe lënduar bashkëshorten dy ditë më parë.

Sipas njoftimit të Gjykatës, i pandehuri A.B., “ekziston dyshimi i bazuar mirë se më 2 mars 2021 në Ferizaj, në shtëpinë e tyre, pas mosmarrëveshjeve paraprake, ka kanosur dhe lënduar tani të dëmtuarën bashkëshorten e tij”.

Sipas vlerësimit të gjyqtarit të procedurës paraprake, ekziston rreziku që i njëjti të ndikojë në rrjedhën normale të procedurës penale duke ndikuar tek e dëmtuara. Duke pasë parasysh këtë, janë përmbushur kushtet për paraburgim të të pandehurit.