Është arrestuar një person në orët e hershme të së enjtes, në sheshin “Hasan Prishtina” në Vushtrri, ndërsa ishte zënë në flagrancë duke tentuar të vjedhë një lokal.
“Reagimi i shpejtë i zyrtarëve policorë ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarit F. H., 21 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar, një maskë dhe mjete të tjera si vegla pune, që dyshohen të jenë përdorur nga i dyshuari gjatë kryerjes së veprës penale”, thuhet nga Policia e Kosovës.
Pas intervistimit ai është dërguar në ndalim policor prej 48 orëve, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “vjedhje e rëndë në tentativë”.