Kronikë

Në Prishtinë, një grua kanoset me armë nga vjehrri i saj

Një grua në Prishtinë ka raportuar në Polici se është kanosur me armë nga vjehrri i saj.

Policia e Kosovës ka njoftuar se njësitet përkatëse policore kanë kontrolluar shtëpinë ku është gjetur dhe konfiskuar një pushkë dhe po ashtu një pushkë tjetër e ëmontuar.

“Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.