Policia e Kosovës ka raportuar për tri raste të vdekjeve të dyshimta në Kosovë gjatë ditës së mërkurës.
Në mëngjesin e djeshëm në rrugën “Skënderbeu” në Lipjan, është gjetur një person pa shenja jete. Ekipi mjekësor ka dal në vend të ngjarjes, ku vdekja e viktimës është konfirmuar pasi është dërguar në QKUK.
Po ashtu dje rreth orës 17:30 në rrugën “Stambolli” në Prishtinë, është gjetur një burrë pa shenja jete.
“Në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Trupi i pa jete i viktimës është tërhequr nga mjekësia ligjore”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
E rreth orës 17:45 në QKUK është raportuar nga stafi mjekësor se ka vdekur një burrë shqiptar, shtetas i Maqedonisë së Veriut.
“Në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet përkatëse policore dhe prokurori. Rasti nën hetime”, ka njoftuar Policia.