Kronikë

Gjendet i vdekur një person në Studenicë të Istogut

Policia e Kosovës - SHPK

Një person pa shenja jete është gjetur në fshatin Studenicë të Istogut.

Sipas njoftimit nga Policia, rasti ka ndodhur më 28 shkurt, derisa vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML, për obduksion”, thuhet në njoftim.