Polici që u gjet i vdekur në Pejë, dyshohet se ka kryer vetëvrasje

Polici që u gjet i vdekur në Pejë, dyshohet se ka kryer vetëvrasje
Polici i cili është gjetur i vdekur sot në Pejë dyshohet se ka kryer vetëvrasje.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
Ai ka thënë se trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Në vend të ngjarjes ka dalë prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, bashkë me njësitë relevante. Dyshohet se i njëjti ka kryer vetëvrasje. Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Derisa ta pranojmë raportin e autopsisë, nuk mund të japim më shumë detaje”, ka thënë Nikçi.
Gjendet pa shenja jete një polic në Pejë
Një polic është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në Pejë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot me datë 01/03/2021 në ora 16:20 Policia në Pejë ka pranuar informatën se një zyrtar policorë është gjetur pa shenja jete. Menjëherë njësiti policor ka shkuar në lokacion si dhe janë informuar edhe njësitet tjera relevante për të kryer procedurat tjera të nevojshme”, theksoi ai.
Rugova tha se detaje tjera lidhur me rastin do të bëhen publike pasi të përfundojnë procedurat./EO

Kryetarit të Kllokotit i caktohet masa e arrestit shtëpiak

Aksident në Dollc të Klinës, lëndohen tre persona

Mbetet në fuqi masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit për kryerjen e dy veprave penale

Vetaksident në magjistralen Prishtinë-Prizren, lëndohet një person

Arrestohet 25-vjeçari nga Klina, i dyshuar për veprën vjedhje e rëndë

Gjuajnë me armë drejt personit i cili ishte në veturë, arrestohen tre persona në Pejë

Vdes një person në Suharekë, dyshohet se u vra

Arrestohet një person pasi sulmoi me mjet të mprehtë dy të tjerë në një lokal

Arrestohet një burrë për ngacmim seksual të një të miture

Lëndohet në vendin e punës një person në Malishevë

Gjuajtje me armë në Prishtinë, s’ka të lënduar
