Tri raste të dhunë në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Në Prishtinë, është arrestuar një i dyshuar pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima është udhëzuar për urdhër mbrojtje dhe ka marrë tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërkohë, në Pejë, i dyshuari ka sulmuar fizikisht gruan e tij të cilës i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. I dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në ndalim policor.
Kurse në Skenderaj, i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.