Kronikë

Grabiten 700 euro nga një pikë e derivateve në Pejë

pk

Në orët e hershme të mëngjesit, një pike e derivateve në Pejë, ka qenë cak i grabitjes nga dy personat të maskuar.

Personat e maskuar, njëri prej tyre kishte pasur një armë gjuetie, nën kërcënimin e armës kanë arritur të grabisin para në vlerë prej 700 euro dhe janë larguar nga vendi I ngjarjes. Rasti është raportuar nga dy punonjësit që ishin aty.

“Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime, nga njësitet policore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.