Të enjten rreth orës 18:40 ka ndodhur një grabitje në një lokal në Fushë-Kosovë, ku tre persona të maskuar dhe me armë që dyshohet se është lodër, kanë grabitur 30 euro.
Policia njofton se rastin e ka paraqitur një grua, derisa paratë i kanë vjedhur nga arka e pagesave.
Njësitet policore janë duke hetuar rastin dhe nuk raportohet për të lënduar.