Policia e Kosovës ka arrestuar dy gra pasi dyshohen se kanë mundësuar kryerjen e veprës prostitucion.
Rasti ka ndodhur të enjten në Çagllavicë të Prishtinës rreth orës 21:50, ku si prova materiale janë konfiskuar dy telefona mobilë dhe 300 euro para ta gatshme.
“Me konsultim të prokurorit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.