Kronikë

Aksident në Podujevë, lëndohet një person

Në fshatin Shakovicë të Podujevës ka ndodhur një vetaksident trafiku, ku ka mbetur i lënduar një person.

Policia i ka thënë KOHËS se aksidenti ka ndodhur të premten rreth orës 08:15. Njësia rajonale e trafikut është duke hetuar shkaqet e aksidentit.