Kronikë

Ndalohet një person, dyshohet se futi mall në vlerë 15 mijë euro pa paguar doganë

Është ndaluar një person në fshatin Rakosh të Istogut, me dyshime se i është shmangur obligimeve tatimore.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë patrullimit të automjetit të dyshuarit, është gjetur mall me vlerë 15 mijë euro, për të cilat dyshohet se nuk është paguar doganë.

“Me rastin janë duke u marrë zyrtarët e ATK-së”, ka njoftuar Policia e Kosovës.