Kronikë

Nën kërcënim të armës vidhen qindra euro në një market në Pejë

Një grua nga Peja ka raportuar se dy të dyshuar të pa njohur, të maskuar kanë hyrë në marketin ku ajo ishte duke punuar dhe nën kërcënimin e armës i kanë marrë arkën në të cilën sipas viktimës kanë qenë rreth 125 euro dhe kanë ikur në drejtim të pa njohur.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Rasti po vazhdon të hetohet.