Dy persona janë arrestuar në Gjilan, njëri prej tyre i mitur, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë konfrontuar fizikisht.
Njëri i dyshuar e ka goditur me thikë të dyshuarin (të miturin) derisa i ka shkaktuar lëndime trupore.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shteti me rekomandim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje.