Kronikë e zezë

30 ditë paraburgim për personin që e theri me thikë taksistin dhe ia vodhi paratë

 

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve ndaj të pandehurit V.K., që dyshohet se e ka grabitur një taksist në fshatin Shirokë të Suharekës.

Ngjarja ka ndodhur më 29 janar, ku V.K. dyshohet se së bashku me një të mitur ka hipur në taksin e N.H. ndërsa i tha të shkonte në fshatin Shirokë të Suharekës. Nga aty V.K. thuhet se ka nxjerrë thikë dhe e ka kërcënuar N.H., duke i kërkuar të shkojnë në fshatin Mushtisht, aty ku të arrestuarit i janë marrë 82 euro dhe dy celularë dhe më pas e goditi me thikë N.H. në gjoks.