Kronikë

Arrestohet një person në Prishtinë, ushtroi dhunë në familje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi dyshohet se ka kryer dhunë në familje.

Policia i ka thënë KOHËS se rasti ka ndodhur në lagjen “Dardania” të Prishtinës të hënën rreth orës 04:00, ku përpos arrestimit, në vend të ngjarjes ka sekuestruar një revole të tipit TT, pesë copë fishek dhe një karikator.

Ndaj të arrestuarit P.E., 34-vjeçar, është iniciuar procedurë në Prokurori.