Kronikë e zezë

Në 24 orët e fundit shqiptohen 190 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

Foto: Driton Paçarada / KOHA
 

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shqiptuar 190 tiketa për mosrespektim të masave anti-COVID.

Policia e Kosovës ka raportuar po ashtu se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 849 tiketa trafiku, ndërsa janë shkaktuar nëntë aksidente trafiku me të lënduar e 34 me dëme materiale.