Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim një të mituri në Prizren për dhunë në familje

Një muaj paraburgim një të mituri në Prizren për dhunë në familje
 

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar një muaj paraburgim ndaj të miturit H.L., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: Dhuna në familje dhe Sulm ndaj personit zyrtar.

Gjyqtari i procedurës – Fidan Hoxha, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të miturit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ashtu që kjo masë të miturit do t;i llogaritet prej datës 13.02.2021 deri me datën 14.03.2021.