Kronikë

Theret me thikë një 19-vjeçar në Drenas

Një person i moshës 19-vjeçare ka mbetur i lënduar pasi është therur me thikë në Drenas.

Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 13:00, në afërsi të stacionit të autobusëve në Drenas.

“Bazuar në informacionet e para dyshohet se një person mashkull 19 vjeç, ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me të dalë në vendin e ngjarjes, Policia ka identifikuar dy persona të dyshuar dhe është në kërkim të tyre.

“Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen” thuhet në njoftimin e tyre.