Kronikë

Digjet salla me ushqim të bagëtisë në Rahovec

Shiriti i policise

Një person nga Rahoveci ka raportuar se ishte përfshirë nga zjarri një objekt në të cilin kishte pasur ushqim të bagëtive.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin.

Sipas viktimës si pasojë e zjarrit janë djegur rreth 500 duaj ushqim i bagëtive vlera e të cilëve sillet rreth 1300 euro.

Viktima dyshon se zjarri ishte shkaktuar qëllimisht nga ndonjë person i panjohur. Rasti vazhdon të hetohet.