Kronikë

Arrestohen dy persona në Fushë Kosovë të dyshuar për vjedhje

Tre persona janë ndaluar nga Policia në Fushë Kosovë nën dyshimin se kanë thyer një shtëpi.

Siç bëhet e ditur përmes një komunikate për media, njësia policore menjëherë i është përgjigjur informatës dhe me të arritur në lokacion është kontaktuar viktima femër, e cila njofton se është sulmuar fizikisht nga tre persona të panjohur te cilët kishin depërtuar me forcë në shtëpinë e saj dhe i kanë marrë asaj disa gjëra personale, përfshirë dy telefona.

“Policia ne bashkëpunim me prokurorinë kompetente kanë iniciuar rastin si ‘grabitje’ dhe sot, me datë 31.01.2021, rreth orës 12;00, Njësia e hetimeve nga stacioni policor në Fushë Kosovë, pas një veprimtarie aktive hetimore lidhur me rastin e cekur më lart, kanë arritur të lokalizojnë një objekt (shtëpi) në Fushë Kosovë, ku dyshohej se tre personat e dyshuar të cilët dyshohej se kanë kryer veprën e cekur më lart janë strehuar në këtë shtëpi”, thuhet në njoftim.

Në konsultim me autoritete e drejtësisë Policia kanë ndërmarr një operacion kontrolli dhe bastisje duke hyrë në shtepinë e cekur dhe me këtë rast kanë gjetur brenda tre personat e dyshuar të cekur më lart, të cilët dyshohej se kishin kryer veprën penale “grabitje”.

Gjatë realizimit të bastisjes në këtë shtëpi janë gjetur dhe sekuestruar disa sende të dyshuara (rroba të ndryshme, maska, dy telefona celular dhe një sasi të substancave narkotike). Gjatë hetimit të rastit, personat e njëjtë dyshohet se kishin qenë të përfshirë edhe në një rast tjetër “vjedhje e rëndë”, ndodhur me datën 21.01.2021 në Fushë Kosovë dhe hetime tjera janë ne proces.

Prokurori kompetnet ndaj dy të dyshuarve të arrestuar ka caktuar masën e ndalimit policor për 48 orë, kurse të dyshuarin e tretë (i mitur) e ka dërguar në procedurë të rregullt dhe ndaj tij është iniciuar rasti “Posedim i substancave narkotike”, për ndërmarrjen e procedurave të mëtejme ligjore.