Kronikë

636 qytetarë gjobiten për shkelje të masave anti-COVID gjatë 24 orëve të fundit

636 qytetarë janë gjobitur gjatë 24 orëve të fundit për shkelje të masave anti-COVID.

Policia e Kosovës ka njoftuar se pos gjobave për COVID-19, 1182 qytetarë janë gjobitur për shkelje të rregullave të trafik.

Në anën tjetër, gjatë 24 orëve janë shkaktuar 26 aksidente trafiku me të lënduar, 15 persona janë arrestuar, 8 në mbajtje dhe një është dërguar në vuajtje të dënimit.