Kronikë e zezë

Prizren, konfiskohen mbi 1600 dollarë të falsifikuara

 

Një person në Prizren ka raportuar në Policinë e Kosovës se një person i dyshuar ka deponuar 33 monedha nga 50 dollarë, që dyshohen të jenë të falsifikuara.

Nuk jepen detaje nëse monedhat janë deponuar në ndonjë bankë apo në ndonjë biznes tjetër.