Kërkohet paraburgimi i babasë që dyshohet se e vrau të birin e vet në Prishtinë

Kërkohet paraburgimi i babasë që dyshohet se e vrau të birin e vet në Prishtinë
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata Themelore që të caktohet masa e paraburgimit ndaj S.K., i cili dje dyshohet se e vrau të birin e vet A.K.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit i është caktuar ndalimi prej 48 orëve S.K.
Ai akuzohet për vrasje të rëndë dhe mbajtje të paautorizuar të armëve.
“Personi i lartcekur, dyshohet se më 27 janar 2021, rreth orës 17:00, me armë zjarri ka privuar nga jeta personin me inicialet A.K., (djalin e tij), në garazhin e objektit banesor të tyre, nga motive të panjohura deri më tani. I dyshuari, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh, ndërsa, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë, për obdukim. Prokurori i Shtetit, në koordinim me Policinë e Kosovës, janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.
Avokati i Krasniqit thotë se vrasja e djeshme ishte aksidentale
Vrasja e djeshme në Prishtinë ku S.K. vrau djalin e tij A.K. ka ndodhur aksidentalisht.
Kështu ka thënë për KOHËN, avokati i S.K., Ramiz Krasniqi duke shtuar se nuk mund të jap detaje shtesë për momentin.
“Vrasja nuk ka qenë e qëllimshme por ka ndodhur aksidentalisht”, ka thënë avokati Krasniqi.
Ai ka bërë të ditur se gjendja shëndetësore e S.K. është e keqe dhe se ai po mbahet me qetësues.
Dyshohet se S.K. ka vrarë djalin e tij A.K. dje rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Prelleshi” dhe më pas ka informuar policinë për aktin.
Ndërkohë, Policia e Kosovës, në lidhje me këtë rast, ka bërë të ditur se dje është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën vrasje e rëndë.
Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, prokurori i shtetit, njësia e mjekësisë ligjore dhe ekipi i urgjencës i cili e ka konfirmuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar.
“Në vendin e ngjarjes gjithashtu janë gjetur dhe konfiskuar: një revole, një karikator, tre fishek, një gëzhojë dhe një predhë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Theret me thikë një 58 vjeçar në Mitrovicë, dyshohet se e bëri djali i tij

Dogana zbulon 25 telefona iPhone X të fshehur në një veturë në Han të Elezit

Një muaj paraburgim ndaj një personi për grabitje me armë

22 vjet burg për tre të akuzuarit për grabitje në Shtime

Policia sekuestron tetë armë ilegale me municion, arreston shtatë persona

Kërcënoi me vrasje një grua në Prishtinë, arrestohet një person

Theren dy persona në Jabllanicë, dërgohen në QKUK

Raportohen të zhdukur dy persona në Prishtinë

Ngrihet aktakuzë ndaj një zyrtari në Komunën e Kllokotit, akuzohet për keqpërdorim detyre

Konfiskohen 756 kilogramë mish në Prizen, nuk plotësonin kushtet për shitje

Një muaj paraburgim për personin që dyshohet se rrahu gruan e tij
