Kronikë

Pesë raste të dhunës në familje për dy ditë

Foto: Ilustrim

Në Policinë e Kosovës të premten dhe të shtunën janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.

Katër nga këto raste janë shkaktuar ndaj grave.

Rastet e paraqitura:

Podujevë 22.01.2021 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shkaktuar disa demolomë në shtëpi si dhe kishte kanosur viktimën, vëllain e tij. Me vendim të prokurorit kujdestar te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Fushë Kosovë 22.01.2021 – 23:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka pasur lëndime te dukshme por ka pranuar ndihmën mjekësore. I dyshuari nuk është arrestuar dhe mbetet qe i njëjti te intervistohet në ditët në vijim për shkak te pamundësisë që të paraqitet në stacionin policor. Rasti në procedurë të rregullt.

Podujevë 22.01.2021 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare bashkëshorten e tij. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor dhe është kthyer në shtëpinë e të dyshuarit bashkëshortit, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar.

Gjilan 23.01.2021 – 16:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit kujdestar te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Skenderaj 23.01.2021 – 09:00. Ankuesja femër kosovare raporton se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe sipas raportit mjekësor bëhet fjalë për lëndime të lehta trupore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili udhëzon që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.