Kronikë

Në Pejë, një person këmben 2500 dollarë false

Descriptive Text

Në një këmbimore në Pejë një person dje i ka këmbyer 2500 dollarë në euro, të gjitha në kartmonedha 50 dollraëshe, të cilat më vonë rezultuan se ishin false.

Punonjësi në këmbimore ka raportuar rastin në Polici dhe ka deklaruar se 2050 dollraët ia kishte këmbyer për 2050 euro. Ai ka treguar se paratë i kishte verifikuar në aparat, por nuk rezultuan se ishin false. Mirëpo, më vonë i ka vërejtur se kartëmonedhat ishin të falsifikuara.

Policia e Kosovës ka njoftuar se po e heton rastin.