Kronikë

Një person mbytet nga rryma teksa punonte në QMF-në e një fshati në Skenderaj

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mëngjesin e ditës së premte, në Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatit Qirez të Skenderajt një person ka vdekur, siç dyshohet, si pasojë e goditjes nga energjia elektrike.

Mësohet se ai ishte duke punuar në kohën kur ishte goditur nga rryma.

Njësitë relevante policore dhe njësitë e KEDS-it kanë dalë në vendin e ngjarjes. Mësohet se i vdekuri nuk ka qenë punëtor i KEDS-it.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.