Kronikë e zezë

Policia ka shqiptuar 1.188 tiketa trafiku në 24 orët e fundit

 

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1.188 tiketa trafiku në komunikacion gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Po ashtu, sipas raportit të Policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar edhe 716 tiketa ndaj personave që kanë shkelur masat anti-Covid të vendosura nga Qeveria e Kosovës.