Kronikë

Vjedhje në një barnatore në Prishtinë

Descriptive Text

Persona të armatosur kanë hyrë në një barnatore në Prishtinë dhe kanë vjedhur një sasi të parave.

Rastin në Polici e ka raportuar një punonjëse e barnatores e cila ka treguar se personat kishin maska dhe kishin revole.

Policia e Kosovës ka thënë se nuk ka pasur të lënduar dhe se po e heton rastin.