Kronikë

Gjykata e Prizrenit ia cakton masën e paraburgimit një të dyshuari për dhunë në familje

Gjykata Themelore në Prizren ia ka shqiptuar masën e paraburgimit prej një muaj E.F., për shkak të dyshimeve se ka kryer vepra penale si dhunë në familje, lëndim i lehtë turpor dhe mospërfillje të gjykatës.

Paraburgimi ndaj tij ka hyrë në fuqi nga 17 janari dhe mbaron më 16 shkurt.

E.F. akuzohet se ka ushtruar dhunë të vazhdueshme sistematike, keqtrajtim fizik dhe psikologjik në familje. Ai në një moment  e kishte sulmuar bashkëshorten me kabllo elektrike, shuplaka edhe e kishte tërhequr për flokë.  Kishte ndërhyrë nëna e tij e edhe nënën e kishte kapur për fyti. Ai po ashtu nuk e ka përfillur vendimin e lëshuar të gjykatës për nënën e tij, respektivisht urdhërin të lëshuar për mbrojtje.