Në Pejë kërcënon policin me vrasje pasi ishte ndalur për tejkalim të shpejtësisë
Është arrestuar një person në Pejë pasi kishte tejkaluar shpejtësinë në rrugën “Konferenca e Bujanit” dhe pasi është ndalë nga Policia ai kishte kanosur me vrasje njërin prej zyrtarëve policorë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.