Dy persona të dyshuar janë arrestuar te Parku i Liqenit në Mitrovicë pasi që në banesën e tyre, gjatë kontrollit nga ana e Policisë së Kosovës është gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike.
Sipas njoftimit të Policisë, bëhet fjalë për disa paketime të llojit marihuanë.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedura të rregullt.