Kronikë

Organizohen lojëra të fatit në Prishtinë, sekuestrohen disa pajisje kompjuterike

Policia e Kosovës gjatë patrullimit në Prishtinë kishte hasur në orët e mbrëmjes në një lokal pa emër në të cilin kishin qenë katër persona duke zhvilluar lojëra të fatit.

Lidhur me rastin si prova materiale janë sekuestruar tri shtëpiza të kompjuterëve, një printer dhe një DVR.

Ende nuk është bërë identifikimi i pronarit të lokalit.

Nuk është raportuar për të arrestuar ndërkaq rasti vazhdon të hetohet.