Kronikë e zezë

Maqedonia dëbon në Kosovë kriminelin turk me pasaportë kosovare

Maqedonia dëbon në Kosovë kriminelin turk me pasaportë kosovare
 

Sedat Peker, që nga mediat përshkruhet si udhëheqës i një grupi mafioz në Turqi, është arrestuar të martën në Shkup, ka bërë të ditur televizioni maqedonas Telma, bazuar në burimet e saj brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ai ishte duke qëndruar në një hotel të vogël në Petrovec, fshat në afërsi të Shkupit, e ku sipas Telmas, ai kishte takime me kriminelë dhe politikanë.