Kronikë

Arrestohet një person i kërkuar për vjedhje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në dyshimet se ka kryer vjedhje.

Stacioni policor i Pejës njofton se i arrestuari është V.K., i lindur në vitin 1987. Ai ishte i kërkuar nga njësitet policore.

“Njësitet relevante të Stacionit Policor në Pejë kanë arrestuar të kërkuarin e lartcekur në rrugёn ‘Mbretëresha Teutё’ në Pejë, i njëjti pas arrestimit ёshtё dёrguar nё ndalim Policor për t’u intervistuar para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Pejë”, thuhet në njoftim.