Kronikë

IPK-ja rekomandon suspendimin e tre punonjësve të Policisë së Kosovës

Inspektoriati Policor ka rekomanduar suspendimin e tre punonjësve të Policisë së Kosovës pasi dyshohen se kanë nga pakujdesia, kanë shkaktuar një zjarr brenda zyrës së arkivit në Stacionin policor në Drenas.

Rasti i zjarrit është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, i cili ka ndodhur të hënën rreth orës 13:00.

“Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tre punonjësve të Policisë së Kosovës (dy zyrtar policorë dhe një nga stafi civil i PK-së) lidhur me rastin e njëjtë. Rekomandimi për suspendim që është bërë në interes të procedurës hetimore me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale të “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, thuhet në njoftim.

IPK-ja njofton se hetuesit në koordinim me prokurorinë kompetente do të ndërmarrin edhe veprime të tjera për zbardhjen e plotë të rastit.