Kronikë e zezë

Zjarr në zyrën e arkivit të stacionit policor në Drenas, nuk dihen dëmet që shkaktoi

Zjarr në zyrën e arkivit të stacionit policor në Drenas, nuk dihen dëmet që shkaktoi
Foto: Ilustrim
 

Një zjarr ka shpërthyer në zyrën e arkivit të stacionit policor në Drenas, të hënën rreth orës 13:00.

Zyrtarët policorë kanë njoftuar edhe zjarrfikësit dhe kanë arritur ta shuajnë zjarrin, teksa në vendngjarje ka qenë edhe Inspektorati Policor i Kosovës për të gjetur shkaqet.