Një zjarr ka shpërthyer në zyrën e arkivit të stacionit policor në Drenas, të hënën rreth orës 13:00.
Zyrtarët policorë kanë njoftuar edhe zjarrfikësit dhe kanë arritur ta shuajnë zjarrin, teksa në vendngjarje ka qenë edhe Inspektorati Policor i Kosovës për të gjetur shkaqet.
ana e zyrtarëve policor që kanë vërejtur tymin janë përdorur aparatet për shuarjen e zjarrit dhe njëkohësisht janë ftuar edhe zjarrfikësit. Në vendin e ngjarjes po ashtu është ftuar edhe IPK. Zjarri është lokalizuar dhe policia ka filluar punën për evidentimin e dëmeve që janë shkaktuar, si dhe po analizon rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim ndriçimin e shkaqeve të zjarrit”, tha zëdhënësja në PK, Flora Ahmeti, për KOHËN.