Kronikë

Një muaj paraburgim për personin që dyshohet se e vrau gjyshin e tij me thikë

Gjykata Themelore në Gjilan caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditsh ndaj të pandehurit D. I.

Sipas njoftimit nga Gjykata, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në mënyrë tinëzare ka privuar nga jeta gjyshin e tij K. I., derisa ishte duke fjetur.

“Me një thikë të kuzhinës rreth 15 cm në godet fillimisht pjesën e epërme të kraharorit në anën e majtë disa herë, më pas godet në pjesën e abdomenit – barkut, duke i shkaktuar 12 plagë, e më pas kalon në dhomën e ndejës ku ishin anëtarët e tjerë të familjes dhe i njofton kinse ka bërë vetëvrasje, gjithashtu njofton edhe policinë për rastin e ndodhur”, thuhet në njoftim.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka konsideruar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit të lartcekur, ndërsa propozimin e mbrojtës për caktimin e ndonjë mase tjetër alternative, e refuzoi, duke e konsideruar si të pamjaftueshme në këtë fazë të procedurës.