Kronikë

Arrestohen nëntë persona në Pejë, dyshohen për dhjetëra vjedhje

Policia e Kosovës ka arrestuar nëntë persona, shtatë prej tyre dyshohen se kanë kryer vjedhje të rënda ndërsa dy të tjerë thuhet se i kanë blerë sendet e vjedhura.

Sipas njoftimit policor, një grup prej shtatë personash kanë kryer vjedhje gjatë vitit të kaluar në fshatrat Vitomiricë, Breskovik, Cigë, dhe në qytetin e Pejës. Të dyshuarit janë J.F.i lindur në vitin 1994, F.L. 1987, S.B. 1992, L.N. 1993, A.S. 1992, A.F. 1996, N.J. i lindur më 1992, B.B. më 1992 dhe K.Z. më 1981.

Shtatë të dyshuarit kanë pranuar se kanë vjedhur 150 shtylla metali në një objekt, shtylla druri dhe mjete të tjera ndërtimi.

Ata dyshohen edhe për dhjetëra vjedhje të tjera, përfshirë 12 dritaret e vjedhura në Pejë në fund të muajit dhjetor. Të dyshuarit kanë pranuar për shumicën e vjedhjeve që kanë kryer ndërsa Gjykata gjashtë prej tyre ua ka caktuar masën e paraburgimit një mujor, dy të tjerëvë u ka thënë që të mos e lëshojnë vendin ndërsa të dyshuarit për blerje i ka liruar me procedurë të rregullt.