Kronikë e zezë

“Pistë patinazhi”, aksident i shumëfishtë nga akulli në Prishtinë

“Pistë patinazhi”, aksident i shumëfishtë nga akulli në Prishtinë
 

Të paktën dy aksidente kanë ndodhur në një rrugë në lagjen Veternik të Prishtinës të enjten si pasojë e rrugëve të rrëshqitshme. Rruga ngjante në pistë patinazhi.

Qytetarë të kësaj lagje i kanë dërguar dy video KOHËS, e në të cilat shihen veturat që rrëshqasin e nuk mund të ndalen dhe si pasojë përplasen me vetura të tjera në rrugicë.