Kronikë

Paraburgim ndaj dy të dyshuarve për vjedhje të rëndë

Descriptive Text

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit për 1 muaj kundër të pandehurit K.P. dhe A.K. shtetas të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

Objekt i veprës penale janë gjësendet e vjedhura me anë të përdorimit të forcës duke i thyer dy shtëpi me kaçavide.

“Nëse të pandehurit do të gjenden në liri ekziston rreziku i ikjes, nga se që të dy të pandehurit janë të njohur për gjykatën si recidivist edhe për shumë raste tjera penale të cilat janë të përfunduara dhe një numër janë në procedurë e sipër, se mund të asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë ose të falsifikojnë provat e veprës penale, përkatësisht ekzistojnë rrethana të posaçme se të njëjtit do të mund të ndikonin në bashkëpjesëmarrësit e tjetër”, thuhet në njoftim.