Kronikë

Aksident në rrugën Arllat-Malishevë, një i vdekur

Descriptive Text

Një aksident i rëndë në rrugën Arllat-Malishevë ka lënë të vdekur një person dhe disa të lënduar.

Këtë e ka konfirmuar Daut Hoxha nga Policia e Kosovës ku thotë se aksidenti ka ndodhur të hënën rreth orës 20:40 dhe janë përfshirë katër vetura.

“Sonte rreth orës 20:40 në fshatin Arllat në rrugen rajonale për Malishevë është shkaktuar një aksident trafiku në mes të katër automjeteve. Njësitet policore iu kanë përgjigjur rastit, po ashtu emergjenca dhe zjarrfikësit janë në vendngjarje. Sipas raportimeve fillestare mjeku ka konstatuar se një person është pa shenja jete”, i ka thënë ai KOHËS.

Hoxha ka njoftuar se ekipet relevante janë duke u marrë me rastin ndërsa u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të kenë kujdes në këtë kohë me reshje.

“Kërkojmë nga drejtuesit e automjeteve që në këtë kohë kur kemi reshje të vazhdueshme, rrugët bëhen edhe më të rrëshqitshme, të shtohet kujdesi dhe vigjilenca maksimale gjatë vozitjes për të shmangur aksidentet apo humbjen e jetëve njerëzore”.